Thursday, May 9, 2013

Është shumë se ksi për të qenë mësuese







Një mësuese në Florida ka treguar se e ka humbur punën për shkak se publikimi i disa fotografive të saj në bikini ka tërhequr vëmendjen e drejtorit.Olivia Sprauer, e cila ka pozuar nën emrin Victoria James, tha se ajo vendosi të zhvishej këtë dimër edhe pse e dinte rrezikun e humbjes së punës.“Shumë mësues janë shkarkuar apo u është kërkuar të dorëhiqen për të njëjtën arsye”, ka treguar Sprauer.Sapo drejtori kishte parë një nga fotografitë e saj dhe ishte siguruar se ajo ishte në ato fotografi kishte kërkuar dorëheqjen e saj.“Mendoj se nuk do të ishte mirë për nxënësit e mi të mos jem deri në fund të vitit. Ata më besojnë mua dhe më bëjnë të lumtur dhe në këtë aspekt është e dhimbshme”, ka thënë ajo.Ajo ka sqaruar se nuk mendon se ka bërë diçka të keqe pasi nuk ka bërë pornografi.“Nuk kam bërë pornografi. Nuk i kam hapur këmbët para kamerës. Thjeshtë u fotografova me bikini”, insiston ajo.Ndërkohë nxënësit e saj janë shumë të lumtur për vendimin që ajo ka marrë për të treguar asetet e saj trupore.

No comments:

Post a Comment